close
Shko te përmbajtja

Sebastiano Esposito

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sebastiano Esposito
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 2 korrik 2002 (24 vjeç)
Vëndi i lindjes Castellammare di Stabia, Itali
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)
Pozicioni Sulmues
Team information
Ekipi aktual
Internazionale)
Numri 70
Karriera me të rinjtë
2011–2014 Brescia
2014–2019 Internazionale
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
2019– Internazionale 7 (1)
2020SPAL (huazim) 10 (1)
2021Venezia (huazim) 19 (2)
2021–2022Basel (huazim) 23 (6)
2022–2023Anderlecht (huazim) 14 (1)
2023Bari (huazim) 11 (4)
2023–2024Sampdoria (huazim) 22 (6)
2024–2025Empoli (huazim) 33 (8)
International career
2017–2018 Italia U16 12 (8)
2018–2019 Italia U17 20 (14)
2019 Italia U18 2 (1)
2019 Italia U19 3 (2)
2022 Italia U20 2 (0)
2020– Italia U21 13 (1)
* Club domestic league appearances and goals as of 30 maj 2025
‡ Kombëtarja caps and goals as of 24 mars 2025

Sebastiano Esposito (lindur më 2 korrik 2002) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2019–2021: Debutimi me ekipin e parë dhe huazimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Esposito bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 14 mars 2019 në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Borja Valeros. Inter u mposht 1–0 në San Siro dhe u eliminua nga kompeticioni.[1]

Esposito zhvilloi paraqitjen e parë të tij për sezonin 2019–20 më 23 tetor 2019 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund; ai zëvëndësoi Romelu Lukakun në pjesën e dytë dhe fitoi një penallti e cila u humb nga Lautaro Martínez. Pavarësisht kësaj, Inter triumfoi 2–0 në San Siro.[2] Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që luan në Ligën e Kampioneve, si dhe lojtari më i ri i Interit (17 vjeç dhe 113 ditë) që nga Giuseppe Bergomi në vitin 1981 që luan në një kompeticion evropian për Interin.[3]

Më 21 dhjetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A, Esposito shënoi me penallti në fitoren 4–0 ndaj Genoas në ndeshjen e fundit për vitin 2019.[4] Në moshën 17 vjeç e 172 ditë, ai u bë golashënuesi i dytë më i ri i të gjitha kohërave për Interin në Serie A, pas Mario Corsos (17 vjeç e 97 ditë).[5]

Më 25 shtator 2020, Esposito u huazua për një sezon në Serie B te SPAL. Atje ai gjeti vëllain e tij Salvatore Esposito, me të cilin kishte luajtur edhe me të rinjtë e Interit.[6] Më 15 janar 2021, ai u huazua te klubi tjetër i Serie B, Venezia.[7]

2021–2022: Huazimi te Basel

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 13 korrik 2021, Esposito u huazua te klubi zviceran Basel, që kishte të drejtën e blerjes së lojtarit në përfundim të sezonit.[8] Baseli zyrtarizoi transferimin një ditë më pas dhe lojtari u bë pjesë e ekipit të drejtuar nga Patrick Rahmen.[9] Ai debutoi më 22 korrik në fitoren 3–0 kundër Partizanit në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës.[10] Ai debutoi në kampionat tre ditë më vonë duke shënuar një nga dy golat e fitores kundër Grasshoppers.[11]

Në fund të sezonit, klubi vendoste të mos e blinte lojtarin. Esposito e mbylli sezonin 2021–22 me 39 ndeshje dhe 9 gola në të gjitha kompeticionet.[12]

2022–vazhdon: Huazimet e ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
BERJAYA
Esposito (djathtas) në aksion me Interin, 9 gusht 2023.

Më 4 korrik 2022, Esposito j'u bashkua klubit belg Anderlecht në huazim.[13]

Më 31 janar 2023, Esposito u rikthye në Itali duke firmosur me Barin në Serie B deri në fund të sezonit në formë huazimi.[14]

Esposito e kaloi fazën përgatitore të sezonin 2023–24 me Interin, duke shënuar disa gola në miqësore, përfshirë një kundër Paris Saint-Germain.[15] Megjithatë, më 22 gusht 2023, Esposito u huazua te Sampdoria, duke u rikthyer në Serie B.[16]

Më 17 korrik 2024, Esposito u huazua te Empoli për një sezon me të drejtë blerje.[17][18] Ai debutoi me klubin më 10 gusht në fitoren 4–1 kundër Catanzaros në kupë, duke shënuar golin e tretë të takimit.[19] Një javë më pas ai luajti ndeshjen e parë në Serie A në barazimin pa gola kundër Monzës, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[20] Më 20 shtator, Esposito shënoi në fitoren 2–0 kundër Cagliarit në transfertë, duke regjistruar golin e parë në Serie A pas pesë vitesh.

Në qershor 2025, Esposito u rikthye te Interi dhe u përfshi sëbashku me vëllain e tij Pio në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara nga trajneri i ri Cristian Chivu.[21]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 shtator 2020, Esposito bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në fitoren 2–1 në miqësoren kundër Sllovenisë.[22] Në këtë ndeshje ai luajti në pjesën e dytë me vëllain e tij Salvatore.[23]

Esposito ka dy vëllëzer që janë futbollist profesionist: Salvatore Esposito, i cili luan për Spezian dhe Francesco Pio Esposito, i cili gjithashtu luan te Spezia por në huazim nga Interi.[24][25]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 6 tetor 2020[26][27]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Internazionale 2018–19 Serie A 00001[a]010
2019–20 71205[b]0141
Gjithsej 712060151
SPAL (huazim) 2020–21 Serie B 10130131
Venezia (huazim) 2020–21 Serie B 19200192
Basel (huazim) 2021–22 Super Liga Zvicerane 2361010[c]1347
Anderlecht (huazim) 2022–23 Liga Pro Belge 141007[c]1212
Bari (huazim) 2022–23 Serie B 1144[d]0154
Sampdoria (huazim) 2023–24 Serie B 2261[d]0236
Empoli (huazim) 2024–25 Serie A 721183
Gjithsej karriera 11123712325014826
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  3. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  4. 1 2 Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për ngjitje të Serie B
  1. "Tronditet Interi, Frankfurti i nxjerr jashtë Europës!". BalkanWeb.com. 14 mars 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  2. "Inter merr fitoren e parë në Champions, Napoli vuan për 3 pikët". Top-Channel.tv. 23 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  3. "17 vjeç e 113 ditë, Espozito debuton dhe fiton skenën: E kisha ëndërr, por kërkoi falje për…". Panorama Sport. 24 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  4. "Interi e mbyll 2019-n me hap kampioni, kryevepra e Lukakut është për "kornizë"". Sport Ekspres. 21 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  5. "Inter 4-0 Genoa, all you need to know" [Inter 4-0 Genoa, të gjitha që duhet t'i dini]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  6. Adi Metaliu (25 shtator 2020). "Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i". Supersport.al. Marrë më 25 shtator 2020.
  7. "Football Italia" (në anglisht). Football Italia. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2021. Marrë më 15 janar 2021.
  8. "Sebastiano Esposito joins Basel" [Sebastiano Esposito i bashkohet Baselit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2021.
  9. "Sebastiano Esposito leihweise zum FCB" [Sebastiano Esposito në huazim te FCB] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  10. "3:0 gegen Partizani – klarer Sieg zum Saisonauftakt" [3:0 kundër Partizanit – fitore e pastër në nisje të sezonit] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 22 korrik 2021. Marrë më 22 korrik 2021.[lidhje e vdekur]
  11. "2:0-Sieg bei GC zum Auftakt in die Meisterschaft" [Fitore 2-0 kundër GC për të nisur kampionatin] (në anglisht). FC Basel 1893 AG. 25 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2022. Marrë më 25 korrik 2021.
  12. "Sebastiano Esposito - FCB statistic" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
  13. "Sebastiano Esposito joins Anderlecht" [Sebastiano Esposito i bashkohet Anderlechtit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 4 korrik 2022. Marrë më 4 korrik 2022.
  14. "Benvenuto Sebastiano Esposito !" [Mirëseerdhe Sebastiano Esposito!] (në italisht). S.S.C. Bari. 31 janar 2023. Marrë më 31 janar 2023.
  15. "PSG without Neymar, Mbappe goes down 1-2 to Inter Milan in pre-season friendly" (në anglisht). Sportstar. 1 gusht 2023. Marrë më 17 shtator 2023.
  16. "Sebastiano Esposito moves to Sampdoria". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 gusht 2023. Marrë më 22 gusht 2023.
  17. "Sebastiano Esposito all'Empoli". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 17 korrik 2024. Marrë më 17 korrik 2024.
  18. "Sebastiano Esposito è un nuovo calciatore azzurro" (në italisht). Empoli F.C. 17 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2024. Marrë më 17 korrik 2024.
  19. "Empoli-Catanzaro 4-1: gli highlights". Sport Mediaset (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2024. Marrë më 11 gusht 2024.
  20. "Empoli-Monza LIVE" (në italisht). Sky Sport. 17 gusht 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  21. "Inter Milan To Bring Young Striker Duo To FIFA Club World Cup After Loan Spells End" (në anglisht). Sempre Inter. 5 qershor 2025. Marrë më 12 qershor 2025.
  22. "L'Italia di Nicolato riparte bene: battuta la Slovenia 2-1" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 3 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  23. "Under 21, Italia nel segno dei debuttanti: 2-1 alla Slovenia" (në italisht). La Repubblica. 3 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  24. "I fratelli Esposito, alle radici del talento: "Dal Club Napoli alla Champions League"" (në italisht). Gianluca Di Marzio. 8 nëntor 2019. Marrë më 8 nëntor 2019.[lidhje e vdekur]
  25. "Tre finali tutte perse: che domenica da incubo per i fratelli Esposito" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 qershor 2023.
  26. "Sebastiano Esposito" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2019.
  27. "Sebastiano Esposito" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 tetor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]