close
Shko te përmbajtja

Carlos Augusto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carlos Augusto
BERJAYA
Carlos Augusto me Monzën në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Carlos Augusto Zopolato Neves
Data e lindjes 7 janar 1999 (27 vjeç)
Vëndi i lindjes Campinas, São Paulo, Brazil
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)[1]
Pozicioni Mbrojtës i majtë
Team information
Ekipi aktual
Internazionale
(në huazim nga Monza)
Numri 30
Karriera me të rinjtë
2011–2018 Corinthians
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
2018–2020 Corinthians 32 (1)
2020– Monza 97 (11)
2023–Internazionale (huazim) 8 (0)
International career
2018–2019 Brazili U20 6 (0)
2023– Brazili 1 (0)
* Club domestic league appearances and goals as of 7 tetor 2023
‡ Kombëtarja caps and goals as of 17 tetor 2023

Carlos Augusto Zopolato Neves (lindur më 7 janar 1999), i njohur si Carlos Augusto, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Internazionale, në huazim nga Monza, dhe kombëtaren braziliane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Augusto e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 12 vjeç me klubin brazilian Corinthians. Ai ishte pjesë e ekipit të Copa São Paulo de Futebol Júnior 2017 që u shpall fitues i turnamentit.[2]

Pasi shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, Augusto debutoi si profesionist më 8 korrik 2018 në një ndeshje miqësore kundër Grêmios.[3] Ai luajti si titullar në ndeshjen e tij të parë zyrtare kundër Athletico Paranaense një muaj më vonë.[4] Augusto luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë qëndrimit të tij te Corinthians, duke fituar Campeonato Paulista në vitet 2018 dhe 2019.[5]

Më 28 gusht 2020, Augusto u transferua te MonzaSerie B.[5] Ai shënoi golin e parë për klubin italian më 12 dhjetor në fitoren 2–0 në transfertë kundër Venezias.[6] Dhjetë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Ascolit në shtëpi.[7] Augusto e mbylli sezonin me tre gola dhe dy asiste, duke u emëruar në "Ekipin e Sezonit të Serie B".[8]

Augusto e nisi sezonin e ri duke shënuar në ndeshjen e parë të ekipit, një humbje 2–1 kundër Cittadellës në raundin e parë të kupës më 14 gusht.[9] Përgjatë këtij sezoni, Augusto ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip, duke ndihmuar Monzën të ngjitej në Serie A për herë të parë në histori.[10]

Augusto bëri debutimin e tij në elitën e futbollit italian më 13 gusht në humbjen 2–1 kundër Torinos në transfertë në ndeshjen hapëse të sezonit 2022–23.[11] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 9 tetor në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Spezias.[12] Augusto regjistroi sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar pesë.[13]

Mē 15 gusht 2023, Augusto u transferua te Interi në formë huazimi për një sezon me detyrime blerje në bazë të disa kritereve.[14]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mē 13 dhjetor 2018, Augusto u bë pjesë e ekipit nën-20 që do të luante në Kampionatin Amerikano Jugor nën-18Kili.[15]

Më 6 gusht 2023, Augusto morri thirrjen e parë në ekipin e parë për dy ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2026 kundër Venezuelës dhe Uruguajit.[16] Ai debutoi në ndeshjen e dytë, duke luajtur titullar në humbjen 2–0 kundër Uruguajit më 17 tetor.[17]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozicioni kryesor i Augustos është mbrojtës i majtë, por ai mund të luaj edhe si qëndër-mbrojtës në mbrojtje me tre ose katër lojtar.[18] Karakteristikat e tij kryesore janë kërcimi dhe aftësia mbrojtëse.[18] Përveç aftësive në mbrojtje, Augusto është një lojtar i cili ndihmon ekipin në manovrat sulmuese, kryesisht me krosimet e tij.[18] Ai është përshkruar si "futbollisti ideal" për futbollin italian.[18]

Augusto ka një pasaportë italiane në sajë të stërgjyshit të tij.[19] Gjatë kohës së tij te Monza, tifozët e klubi i vunë pseudonimin "l'Imperatore" (Perandori), duke i'u referuar perandorit romak Augustus.[20]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 7 tetor 2023[21]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Liga e shtetit[a] Kupa[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Corinthians 2018 Série A 7000001[c]080
2019 Série A 15120202[c]0211
2020 Série A 0080000030
Gjithsej 221100203000371
Monza 2020–21 Serie B 303102[d]0333
2021–22 Serie B 322114[d]0373
2022–23 Serie A 35620376
Gjithsej 97110041006010712
Internazionale (huazim) 2023–24 Serie A 80002[e]000100
Gjithsej karriera 1271210061506015413
  1. Përfshirë Campeonato Paulista
  2. Përfshirë Copa do Brasil, Coppa Italia
  3. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Copa Sudamericana
  4. 1 2 Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për promocion të Serie B
  5. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Përditësuar më 17 tetor 2023[22]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Brazili 202310
Gjithsej10
Corinthians[21]
  • Ekipi i Vitit i Serie B: 2020–21[8]
  1. "Carlos Augusto" (në anglisht). AC Monza. Marrë më 3 shtator 2022.
  2. Lucas Faraldo (11 mars 2018). "Quem é Carlos Augusto, jovem estreante do Corinthians para o jogo deste domingo?". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  3. Staff (11 korrik 2018). "Carlos Augusto vibra com estreia e projeta futuro vitorioso no Corinthians". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  4. Stafi (5 gusht 2018). "'Feliz demais': joia da base do Corinthians comemora estreia como profissional". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  5. 1 2 "Carlos Augusto è del Monza!" (në italisht). Monza. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 28 gusht 2020.
  6. "Le statistiche di Venezia-Monza - Associazione Calcio Monza S.p.A." (në italisht). Monza. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2020. Marrë më 12 dhjetor 2020.
  7. "Serie B, Monza batte Ascoli: gol di Carlos Augusto e Frattesi, tre punti biancorossi". ilcittadinomb.it (në italisht). 22 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2021. Marrë më 2020-12-22.
  8. 1 2 "I social schierano la top 11 della Serie BKT 2020-21". Lega B (në italisht). 9 qershor 2021. Marrë më 11 qershor 2021.
  9. "Cittadella sempre "infernale" per il Monza, la sconfitta per 2-1 costa l'eliminazione!". MBNews (në italisht). 14 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2021. Marrë më 14 gusht 2021.
  10. "VIDEO/ Natë historike, Monza e Silvio Berlusconit mes më të mirave të Italisë, ngjitet në Serie A". BalkanWeb.com. 29 maj 2022. Marrë më 20 tetor 2023.
  11. "Monza - Torino: 1-2 Serie A 2022/2023. Risultato finale e commento alla partita". Virgilio Sport (në italisht). Marrë më 13 gusht 2022.[lidhje e vdekur]
  12. Michael Cuomo (9 tetor 2022). "Questo Monza non si ferma più: battuto anche lo Spezia 2-0". Il Giorno (në italisht). Marrë më 9 tetor 2022.[lidhje e vdekur]
  13. "Sky: "Una big di Serie A si muove per Carlos Augusto: primi contatti, le condizioni"" (në italisht). 8 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2023. Marrë më 8 qershor 2023.
  14. "Carlos Augusto is a new Inter player". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023.
  15. "Seleção Brasileira Sub-20 convocada para o Sul-Americano 2019" (në portugalishte braziliane). Confederação Brasileira de Futebol. 13 dhjetor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  16. "Renan Lodi e Vanderson estão desconvocados da Seleção Brasileira Masculina Principal" (në portugalishte braziliane). Confederação Brasileira de Futebol. 6 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2018.
  17. "Uruguay 2-0 Brazil (Oct 18, 2023) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. 18 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2023.
  18. 1 2 3 4 "Esclusiva - Andrew Sousa (giornalista Brasile): 'Il Monza e Carlos Augusto sono a buon punto, il Corinthians...'". Monza-News (në italisht). 20 gusht 2020. Marrë më 22 gusht 2020.
  19. Francesco Zei (26 tetor 2022). "Carlos Augusto nel mirino del ct Roberto Mancini. La Federcalcio verifica le condizioni". Forza Monza (në italisht). Marrë më 26 tetor 2022.
  20. "Vichingo, Imperatore e Pess: i soprannomi dei giocatori del Monza". il Cittadino di Monza e Brianza (në italisht). 23 shtator 2022. Marrë më 10 tetor 2022.
  21. 1 2 "Carlos Augusto" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 tetor 2023.
  22. "Carlos Augusto" (në anglisht). World Football. Marrë më 16 tetor 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]