Pagus

Në Romën e Lashtë, fjala latine pagus (shumës pagi) ishte një term adminstrativ që përcaktonte një nënndarje rurale të një territori tribal, i cili përfshinte ferma, fshatra (vici) dhe fortesa (oppida) që shërbenin si strehime,[1][2][3] ashtu si dhe një term të hershëm gjeografik mesjetar. Nga mbretërimi i Dioklecianit (284–305 i e.s.) e në vijim, pagus do ti referohej njësisë më të vogël administrative të një province romake.[4] Këto njësi gjeografike përdoreshin për të përshkruar territoret në Periudhat Merovinge dhe Karolinge, pa ndonjë kuptim politik apo administrativ.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pāgus është një fjalë e vjetër latine nga një rrënjë pāg-, një shkallë e zgjatur e *paǵ- indo-evropiane, një rrënjë foljore, "i lidhur" (pango); mund të përkthehet si "kufi i demarkuar në tokë".[5] Në semantikë, *pag- e përdorur te pāgus është një folje stative me një aspekt leksikor të pashënuar të një gjendjeje që rezulton nga veprimi i përfunduar: "është demarkuar", shndërrohet në një emër nga mbaresa -us, një lloj i dallueshëm në mbiemrat i shqyrtuar, i përcaktuar, i përkufizuar, i shënuar etj.. Duke konsideruar se të lashtët i shënonin distriktet bashkiake me gurë kufitarë, kuptimi i rrënjës nuk është asgjë më shumë sesa toka e shqyrtuar për një bashki me kufij dhe më vonë të demarkuar nga gurë kufitarë, një proçes që nuk ka ndryshuar përgjatë mijëvjeçarëve.
Hipotezat më të hershme në lidhje me prejardhjen e fjlaës pāgus sugjeronin se ajo është një huazim grek ose nga fjala πήγη (pége, pus fshati), ose πάγος (págos, fortesë kodrinore). William Smith i kundërshtoi këto teza duke u mbështetur se as pusi, as fortesa kodrinore nuk shfaqen në kuptimin e pāgus.[6]
Fjala pagus është origjina e fjalës për vend në gjuhët romanse, siç është pays (frëngjisht) dhe país (spanjisht), dhe më largë, për anglishten "peasant". Mbiemrat përkatës paganus shërbyen si burim për "pagan".
Përdorimi romak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në latinishten klasike, pagus i referohej një distrikti të një vendi ose në bashkësie brenda një entiteti më të madh politik;[7] Jul Çezari, për shembull, u referohet pagi brenda entitetit më të madh të helvetii keltë.[8]
Pagus dhe vicus (një vendbanim i vogël bërthamor ose fshat) janë organizime karakteristike të zonave ruarale. Në epigrafinë latine të Periudhës Republikane, pagus i referohej ndarjeve territoriale vendore të popujve të Apenineve dhe mendohet se shpreh struktura vendore shoqërore siç ato ekzistonin në mënyrë të larmishme.[9]
Si një përcaktim informal për një distrikt rural, pagus ishte një term fleksibël për të përfshirë horizontet kulturore të "popullit", jetët e të cilit ishin të përcaktuara nga lokaliteti i tyre: punëtorë bujqësorë, fshatarë, skllevër. Brenda zonës së reduktuar të nënndarjeve të provincave të Dioklecianit, pagani mund të kishin disa lloje qendrash. Disa administroheshin nga një qytet, me gjasa selia e një peshkopi; pagi të tjera administroheshin nga një vicus, që mund të mos ishte më shumë se një grumbull shtëpish dhe një treg informal; gjithashtu pagi të tjerë në zona të pronave më të gjera bujqësore (latifundia) administroheshin nëpërmjet vilave në qendër.
Historiani i Krishtërimit Peter Brown ka teorizuar se në kuptimin e tij origjinal, paganus donte të thoshte një civilë ose i zakonshëm, një që ishte i përjashtuar nga pushteti dhe kështu i konsideruar si me rëndësi më të vogël; largë nga qendra administrative, nëse ajo ishte selia e një peshkopi, një qytezë me mure ose thjeshtë një fshat i fortifikuar, banorë të tillë të distrikteve të rrethinave, pagi, prireshin të lidheshin me mënyrat e vjetra dhe i dhanë emrin e tyre "paganëve"; fjala përdorej në mënyrë pezhorative nga të krishterët në Perëndimin Latin për të etiketuar ata që refuzonin të konvertoheshin nga besimet tradicionale të lashtësisë.[10]
Pagus post-romak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncepti i pagus mbijetoi Rënies së Perandorisë Perëndimore Romake. Në mbretëritë franke të shekujve të VIII–IX, sidoqoftë, pagus do të shërbente si një përkufizim vendor gjeografik në vend të një njësie administrative. Lokalitete të veçanta shpesh emërtoheshin si pjesë të më shumë sesa një pagus, ndonjëherë edhe brenda të njëjtit dokument. Historianët tradicionalalisht e konsideronin pagus nën Perandorinë Karolinge si një territor të mbajtur nga një kont, por burimet karolinge nuk u referohen kurrë kontëve të pagi të veca[antë dhe nga shekulli X e në vijim "konte" ose comitatus ndonjëherë dallonte shprehimisht me pagus. Ndryshe nga comitati, qendrat e të cilave shpesh janë të identifikueshme si seli të kontëve, qytezat nuk njiheshin të kenë rrjedhur nga ndonjë domethënie e veçantë politike nga shërbimi si qendra të dukshme të pagi.[11]
Shumica e pays të frëngjishtes moderne janë pak a shumë në bashkekzistencë me kontetë e vjetra (p.sh.: kontea e Comminges, kontea e Ponthieu, etj.) Për shembull, në fillim të shekullit të V, kur u hartua Notitia provinciarum et civitatum Galliae, Provincia Gallia Lugdunensis Secunda formonte provincën kishtare të Ruenit, me gjashtë seli sufragane; ajo përfshinte shtatë qytete (civitates).[12] Provinca e Ruenit përfshinte civitas të Rotomagus (Rueni), i cili formonte pagus Rotomagensis (Roumois); për më tepër kishte pagi Caletus (Pays de Caux), Vilcassinus (Vexin), Tellaus (Talou); Bayeux, pagus Bajocassinus (Bessin, duke përfshirë shkurtimisht në shekullin e IX Otlinga Saxonia); atë të Lisieux, pagus Lexovinus (Lieuvin); atë të Coutances, pagus Corilensis dhe pagus Constantinus (Cotentin); atë të Avranches, pagus Abrincatinus (Avranchin); atë të Sez, pagus Oximensis (Hiémois), pagus Sagensis dhe pagus Corbonensis (Corbonnais); dhe atë të Evreux, pagus Ebroicinus (Evrecin) dhe pagus Madriacensis (pays de Madrie).[12]
Mbretëria pasuese ullsiane e Powys, e mer emrin e saj nga pagus ose pagenses, dhe i jep emrin e saj kontesë moderne uellsiane.[13]
Pagus ishte e barasvlefshme me atë që historianët anglisht-folës ndonjëherë i referohen si "Carolingian shire", i cili në gjermanisht është gau. Në tekstet latine, një kanton i Konfederatës Helvetike përkthehej pagus.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kantoni
- Komuna
- Komuna (Itali)
- Distrikti
- Paganizmi
- Zona rurale
- Fshati
- Rrethi (njësi administrative)
- Genius loci
- Folklori Romak
- Folklori i lashtë grek
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Aerarium
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Auctoritas
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Castra
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Colonus (person)
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Drungos
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Fructus
- Gens
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Itinerari
- Jus
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Perandoria Romake
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Pomerium
- Possessio
- Potestas
- Principati (Roma)
- Pronoia
- Provinca romake e Epirit
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Usucapio
- Usus
- Vicus
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Galsterer, Hartmut (2006). "Pagus". Brill's New Pauly (në anglisht). doi:10.1163/1574-9347_bnp_e903730.
- ↑ Hornblower, Simon; Spawforth, Antony; Eidinow, Esther (2012). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1062. ISBN 978-0-19-954556-8.
- ↑ Hirt, Alfred M. (2012). "Pagus". The Encyclopedia of Ancient History (në anglisht). Willey-Blackwell. doi:10.1002/9781444338386.wbeah06236. ISBN 978-1-4443-3838-6.
- ↑ Nicholson, Oliver (2018). "pagus and pagarch". The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-866277-8.
- ↑ Watkins, Calvert (1992). "Indo-European Roots". pag-. The American Heritage Dictionary of the English Language (në anglisht) (bot. i tretë). Boston: Houghton Mifflin Company.
- ↑ Smith, William; Wayte, William; Marindin, George Eden (1891). "Pagus". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Vëll. 2 (bot. i tretë). Londër: John Murray. fq. 309–311.
- ↑ P. G. W. Glare (2012). "pagus". Oxford Latin Dictionary (në anglisht). Vëll. 2. M–Z. Oksford: Oxford University Press. fq. 1283. ISBN 978-0-19-958031-6.
- ↑ Commentarii de Bello Gallico 1.12.4: nam omnis civitas Helvetia in quattuor pagos divisa est ("për kombin helvet si një i tërë ishte i ndarë në katër kantone"). Pagus në këtë kuptim ndonjëherë përkthehet "tribu", fis; zgjedhja e "kanton" mund të jetë ndikuar nga përdorimi i mëvonshëm i fjalës në lidhje me Helvetia.
- ↑ Guy Jolyon Bradley, Ancient Umbria: State, Culture, and Identity in Central Italy from the Iron Age to the Augustan Era (Oxford University Press, 2000), fq. 56.
- ↑ Peter Brown (1999). "Pagan". përmbledhur nga G.W. Bowersock; Peter Brown; Oleg Grabar (red.). Late Antiquity: A Guide to the Postclassical World (në anglisht). Harvard University Press. fq. 625.
Adoptimi i paganus nga të krishterët latinë si një term i përgjithshëm pezhorativ për politeistët përfaqëson një fitore të paparshikuar dhe të posaçërisht afatgjatë, brenda një grupi fetar, të një fjale të zhargonit latin, fillimisht të zbrazur nga kuptimi fetar. Evoluimi ndodhi vetëm në Perëndimin Latin dhe në ndërlidhje me Kishën Latine. Gjetkë, 'helen' ose 'xhentil' (ethnikos) mbetën fjalët për 'pagan'; dhe paganos vijoi thjesht si term shekullar, me nuanca të inferioritetit dhe të zakonshmes.
- ↑ West, Charles (2013). Reframing the Feudal Revolution: Political and Social Transformation Between Marne and Moselle, c.800–c.1100 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. fq. 140–143. ISBN 978-1107028869.
- 1 2 Latouche, Robert (1991). "Normandy". përmbledhur nga Hugh Chisholm (red.). Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 19. fq. 749–751.
- ↑ Pickering, W. (1851). The Pillar of Eliseg (në anglisht). Cambrian Archaeological Association. Archaeologia Cambrensis. fq. 297.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Guy Jolyon Bradley, Ancient Umbria: State, Culture, and Identity in Central Italy from the Iron Age to the Augustan Era (Oxford University Press, 2000).
- Peter Brown (1999). "Pagan". përmbledhur nga G.W. Bowersock; Peter Brown; Oleg Grabar (red.). Late Antiquity: A Guide to the Postclassical World (në anglisht). Harvard University Press. fq. 625.
- Jul Çezari, Commentarii de Bello Gallico.
- Galsterer, Hartmut (2006). "Pagus". Brill's New Pauly (në anglisht). doi:10.1163/1574-9347_bnp_e903730.
- P. G. W. Glare (2012). "pagus". Oxford Latin Dictionary (në anglisht). Vëll. 2. M–Z. Oksford: Oxford University Press. fq. 1283. ISBN 978-0-19-958031-6.
- Hirt, Alfred M. (2012). "Pagus". The Encyclopedia of Ancient History (në anglisht). Willey-Blackwell. doi:10.1002/9781444338386.wbeah06236. ISBN 978-1-4443-3838-6.
- Hornblower, Simon; Spawforth, Antony; Eidinow, Esther (2012). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1062. ISBN 978-0-19-954556-8.
- Latouche, Robert (1991). "Normandy". përmbledhur nga Hugh Chisholm (red.). Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 19. fq. 749–751.
- Nicholson, Oliver (2018). "pagus and pagarch". The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-866277-8.
- Pickering, W. (1851). The Pillar of Eliseg (në anglisht). Cambrian Archaeological Association. Archaeologia Cambrensis.
- Smith, William; Wayte, William; Marindin, George Eden (1891). "Pagus". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Vëll. 2 (bot. i tretë). Londër: John Murray. fq. 309–311.
- Watkins, Calvert (1992). "Indo-European Roots". pag-. The American Heritage Dictionary of the English Language (në anglisht) (bot. i tretë). Boston: Houghton Mifflin Company.
- West, Charles (2013). Reframing the Feudal Revolution: Political and Social Transformation Between Marne and Moselle, c.800–c.1100 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-110702886-9.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Pagus.
Definimi i pagus tek WikiFjalori- Ivan Sache, "The formation of the French provinces"
- "Pago". Enciclopedia Treccani (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Giacomo Devoto (1935). "Pago". Enciclopedia Italiana (në italisht). Istituto dell’Enciclopdia Italiana.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë latinisht-cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Indo-European languages
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Ancient Greek (to 1453)-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë spanjisht-cituar haptazi
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Lidhja për te Commons është përcaktuar si emri i faqes
- Qeveria e Perandorisë Romake
- Gjeografi historike
- Gjeografia rurale
- Lloje të ndarjes administrative
