Përshkrim
Akismet-i i kontrollon komentet dhe parashtrimet te formularët e kontaktit kundrejt bazës sonë globale të të dhënave për mesazhe të padëshiruar që të pengojë botimin prej sajtit tuaj të lënde dashakeqe. Komentet e padëshiruar që kapen në blogun tuaj mund t’i shqyrtoni te skena “Komente” e përgjegjësit.
Te veçoritë e rëndësishme të Akismet-it përfshihen:
- Kontrollon vetvetiu krejt komentet dhe lë jashtë ata që duken si të padëshiruar.
- Çdo koment ka një historik gjendjeje, ndaj mund të shihni lehtësisht se cilët komente qenë kapur apo pastruar nga Akismet-i dhe cilët janë shënuar si të padëshiruar, ose si jo të tillë, nga një moderator.
- URL-të tregohen te lënda e komentit, për të bërë të dukshme lidhje të fshehura ose ngatërruese.
- Moderatorët mund të shohin numrin e komenteve të miratuara për çdo përdorues.
- Një veçori spastrimesh, që bllokon pa ngurrim rastet më të këqija të të padëshiruarve, duke ju kursyes hapësirë disku dhe përshpejtuar sajtin.
PS: pasi të aktivizohet, do t’ju kërkohet të merrni një kyç API Akismet.com, që të mund ta përdorni. Kyçet janë falas për blogje personalë; për sajte biznesi dhe komerciale ka pajtime me pagesë.
Instalim
Ngarkoni te blogu juaj shtojcën Akismet, aktivizojeni dhe mandej jepni kyçin tuaj API Akismet.com.
1, 2, 3: Mbaruat!
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Akismet Anti-Spam” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Akismet Anti-Spam” është përkthyer në 65 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Akismet Anti-Spam” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
4.1.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 31 tetor 2019
- Pengim i një sulmuesi të jetë në gjendje të shkaktojë rikontrollim pa e ditur për të padëshiruar komenteve të tij Pezull.
- U përmirësua përputhshmëria me Jetpack 7.7+.
- U përditësua faqja e aktivizimit të shtojcës që të përdorë gjuhë dhe simbole të unifikuar.
- Ridrejtim i përdoruesve te skena e lidhjes/rregullimeve të Akismet-it, gjatë aktivizimit të shtojcës, në një përpjekje për ta bërë ujdisjen më të lehtë për njerëzit.
4.1.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 14 maj, 2019
- U ndreq një përplasje mes banderolës së ujdisjes së Akismet-it dhe njoftime të tjera shtojcash.
- U zvogëlua numri i kërkesave API të bëra nga shtojca kur provohet të verifikohet kyçi API.
- Përfshirje te kërkesa API pre-check pingback-u të dhënash shtesë, për të ndihmuar që statistikat të jenë më të përpikta.
- U ndreq një e metë që aktivizonte butonin “Kontrollo për Të padëshiruar”, pa pasur komente që duhen kontrolluar.
- U përmirësua përputhshmëria e Akismet-it me AMP.
4.1.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 31 janar, 2019
- U ndreq njoftimi “Rregullim Akismet-i” që të ripërmasohet sipas nevojës.
- Theksim vetëm i butonit “Ruaji Ndryshimet” te formësimi i Akismet-it, kur janë kryer ndryshime.
- Numri i komenteve në radhën e mesazheve tuaj të padëshiruar, shfaqur te pulti, tani shfaqet përherë i përditësuar.
4.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 12 nëntor, 2018
- U shtua një metodë WP-CLI për marrje statistikash.
- Lidhur me funksionin e ri “Fshirës të Dhënash Personale” nga WordPress 4.9.6.
- U shtua funksioni i pastrimit të sinjalizimeve të vjetruara nga Akismet.com.
4.0.8
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 19 qershor, 2018
- U përmirësua gramatika dhe njëtrajtshmëria te shënimet lidhur me privatësinë in-admin (njoftim dhe formësim).
- U rishikua shpjegimi i shënimit të privatësisë për formular komentesh, te pjesa e përgjegjësit, për ta bërë më të qartë përdorimin.
- U shtua
rel="nofollow noopener"te shënimi mbi privatësinë te formulari i komenteve, për përmirësim SEO-je dhe sigurie.
4.0.7
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 28 maj, 2018
- Bazuar në mendimin e përdoruesve, lidhja te “Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.”, te shënimi opsional mbi privatësinë, tan ka një
targetpër_blankdhe hapet në një skedë/dritare të re. - U përditësua shënimi mbi privatësinë, te pjesa e përgjegjësit, për të përdorur termin “koment”, në vend se “kontakt”, te “Akismet-i mund të shfaqë një njoftim për përdoruesit tuaj nën formularë komentesh.”
- Shfaqje e shënimit mbi privatësinë te pjesa e përgjegjësit vetëm nëse Akismet-i ka një kyç API të formësuar
4.0.6
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 maj 2018
- U la pas përdorimi i
empty( get_option() )në gatitjen e një ndryshoreje, për të qenë i përputhshëm me versione të dikurshëm të PHP-së (5.3, 5.4, etj).
4.0.5
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 maj 2018
- U ndreq numër versioni, pas krijimit të etiketës përkatëse. Kërkojmë ndjesë…
4.0.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 maj 2018
- U shtua një hook për të furnizuar të dhëna privatësie specifike të Akismet-it, për rregulla privatësie të një sajti.
- U shtuan mjete për të kontrolluar shfaqjen nën formularë komentesh të njoftimeve të lidhur me privatësinë.
- U ndreq kod HTML te mesazhi i dështimit të aktivizimit, që të mbyllë si duhet elementë META dhe HEAD.
- U ndreq një e metë që ndonjëherë mund ta pengojë Akismet-in të vetëformësohet saktësisht.
4.0.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 19 shkurt, 2018
- U shtua një akt i planifikueshëm për heqje nga wp_commentmeta zërash pa komente përkatëse te wp_comments.
- U shtua një veprim i ri
akismet_batch_delete_countte metoda të fshirjes në grupe, për persona që do të donin të ndiqnin numrin e zërave që përpunohen nga këto metoda.
4.0.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 18 dhjetor 2017
- U ndreq një e metë që mund ta bënte Akismet-in të rikontrollojë një koment që është miratuar tashmë dorazi ose i është vënë shenjë si i padëshiruar.
- U ndreq një e metë që mund ta bënte Akismet-in të pretendonte se disa komente janë ende në pritje të kontrollit, ndërkohë që s’ka të tillë.
4.0.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 nëntor, 2017
- U ndreq një e metë nga e cila përdoruesve mund t’u parandalohej lidhja e Akismet-it përmes lidhjes së tyre Jetpack.
- Garantimi që çfarëdo akti ende i papërmbushur i lidhur me Akismet të hiqet nga plani, nëse shtojca çaktivizohet.
- Lejo ndoca JavaScript të xhirojë në mënyrë asinkrone, për të shmangur ndikimin mbi shpejtësinë e vizatimit të faqes.
4.0
Datë Hedhjeje në Qarkullim – 19 shtator, 2017
- U shtuan pikëmbarime API REST për formësim të Akismet-it dhe marrje statistikash.
- U rrit në 4.0 versioni WordPress minimum që mbulohet.
- U shtua përputhshmëria me komente të parashtruar përmes API-t REST.
- U përmirësua treguesi i ecurisë te butoni “Kontrollo për të Padëshiruara”.
3.3.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 3 gusht, 2017
- U çaktivizua, si parazgjedhje, shfaqja e lëndës së regjistrit të diagnostikimeve Akismet, veç në qoftë i përcaktuar AKISMET_DEBUG.
- Paraparjet e URL-ve tani fillojnë të ngarkohen, kur kursori lëviz pranë tyre te seksioni i komenteve i wp-admin.
- Kur një koment kapet nga Lista e Zezë e Komenteve, Akismet-i do të lejojë përherë që të mbetet te hedhurinat, edhe pse është mesazh i padëshiruar.
- U ndreq një e metë që pengonte shfaqjen e një gabimi kur një sajt s’kap dot shërbyesit e Akismet-it.
3.3.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 13 korrik, 2017
- U ul sasia e bandës së përdorur për veçorinë Paraparje URL-je.
- U përmirësua UI e përgjegjësit kur kyçi API për sajtin paracaktohet dorazi.
- U hoq një zgjidhje për instalime WordPress-i më të vjetër se 3.3, e cila do të përmirësojë përputhshmërinë e Akismet-it me shtojca të tjera.
- Numri i mesazheve të padëshiruar të bllokuar që shfaqet te pulti i WordPress-it tani do të jetë më i saktë dhe i përditësuar më shpesh.
- U ndreq një e metë te widget-i Akismet që mund të shkaktonte sinjalizime PHP.
3.3.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 10 maj, 2017
- U ndreq një e metë që sillte gabime JavaScript në disa shfletues.
3.3.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 2 maj, 2017
- Përmirësim i funksionimit duke kërkuar mundësinë akismet_comment_nonce vetëm kur është absolutisht e nevojshme.
- U ndreq dy t metë që mund të shkaktonin sinjalizime PHP.
- U ndreq një e metë që pengonte funksionimin e veçorisë “Hiq URL autori” pasi një koment të qe përpunuar duke përdorur “Përpunim i Shpejtë.”
- U ndreq një e metë e cila pengonte funksionimin e veçorisë së paraparjes së URL-ve pasi një koment të qe përpunuar duke përdorur “Përpunim i Shpejtë.”
3.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 23 shkurt, 2017
- U përditësuan faqet e përgjegjësit Akismet me një dizajn të ri.
- U ndreqën të meta që pengonin punimin si duhet të funksioneve
akismet_add_comment_noncedheakismet_update_alerttë mbështjellësit. - U ndreq një e metë që pengonte shfaqjen e treguesit të ngarkimeve kur rikontrollohen për të padëshiruar krejt komentet.
- U shtua një tregues ecurie te butoni “Kontrollo për të Padëshiruara”.
- U shtua një mesazh suksesi për pas rikontrollimit dorazi për të padëshiruar në radhën e mesazheve në pritje të shqyrtimit.
3.2
Datë Hedhjeje në Qarkullim – 6 shtator, 2016
- U shtua moduli WP-CLI. Tani mund të kontrolloni komente dhe të rikontrolloni radhën e moderimit që nga rreshti i urdhrave.
- U resht përdorimi i funksionit të vjetruar jQuery
.live(). - U ndreq një e metë te
remove_comment_author_url()dheadd_comment_author_url()që mund të shkaktonin njoftime PHP. - U ndreq një e metë që mund të shkaktonte një qerthull të pambarim për sajte me ID shumë shumë shumë të mëdha komentesh.
- U ndreq një e metë që mund të shkaktonte lënien të zbrazët të titullit të widget-it Akismet.
3.1.11
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 12 maj, 2016
- U ndreq një e metë që mund të shkaktonte anashkalim të disa komenteve nga butoni “Kontrolloji për të padëshiruara”.
- U ndreq një e metë që do të parandalonte parashtrimin e disa të padëshiruarave te Akismet-i.
- U përditësuan krejt lidhjet që të përdorin https:// kur kjo është e mundur.
- U çaktivizua regjistrimi i diagnostikimeve të Akismet-it, kur s’janë të aktivizuara që të dyja mundësitë WP_DEBUG dhe WP_DEBUG_LOG.
3.1.10
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 prill, 2016
- U ndreq një e metë që mund të shkaktojë vendosjen te radha e Miratimit të komenteve të kapur si të padëshiruar.
- U ndreq një e metë që mund të shkaktonte mungesën e një zëri përgjegjës te Historiku, për komente të kapur nga lista e ndalimeve të bazës së WordPress-it.
- U ndreq një e metë që mund të shkaktonte sinjalizime PHP te regjistri i gabimeve, sinjalizime që mund të shmangen.
3.1.9
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 28 mars, 2016
- Shtim përputhshmërie me Jetpack-un, që kështu Jetpack-u të mund të formësojë vetvetiu rregullimet për Akismet-in, kur kjo është e mundshme.
- U ndreq një e metë që pengonte dërgimin e disa të dhënave të komenteve te Akismet-i.
3.1.8
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 4 mars, 2016
- U ndreq një e metë që e pengonte përdorimin e Akismet-it me disa shtojca që kryejnë rishkrim të URL-ve të përgjegjësit.
- U zvogëlua sasia e bandës së përdorur nga thirrjet API të Akismet-it
- U zvogëlua sasia e hapësirës që Akismet-i përdor te baza e të dhënave.
- U ndreq një e metë që mund të shkaktojë vendosjen te radha e Miratimit të komenteve të kapur si të padëshiruar.
3.1.7
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 4 janar, 2016
- U shtua dokumentin për filtrin ‘akismet_comment_nonce’.
- Butoni i aktivizimit pas instalimi tani është i përdorshëm nga lexues ekranesh dhe përdorues vetëm përmes tastierës.
- U ndreq një e metë që pengon funksionimin e veçorisë “Hiq URL autori” me WordPress 4.4
3.1.6
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 14 dhjetor, 2015
- Përmirësim i shënimeve të shfaqura pas aktivizimit të Akismet-it.
- Përditësim i disa vargjeve për të lejuar forma të sakta shumësi për të gjitha gjuhët.
3.1.5
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 13 tetor, 2015
- Mbyllet një cenueshmëri potenciale XSS.
3.1.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 24 shtator, 2015
- U ndreq një e metë që u pengonte disa përdoruesve të lidhen drejtpërsëdrejti duke përdorur Jetpack-un, nëse nuk kanë një pajtim të vlefshëm Akismet.
- U ndreq një e metë që mund të shkaktojë vendosjen te radha e Miratimit të komenteve të kapur si të padëshiruar.
- Mesazhet e gabimeve dhe udhëzime janë thjeshtuar për t’i bërë më të kuptueshme.
- Paraparjet e lidhjeve janë aktivizuar për krejt lidhjet brenda komentesh, jo thjesht vetëm për lidhjen për te sajti i autorit.
3.1.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 6 korrik, 2015
- Njoftoji përdoruesit kur gjendja e llogarisë së tyre ndryshon pasi ka qenë më parë e rregulluuar si duhet. Kjo do të duhej t’i vinte në ndihmë cilitdo përdorues që e sheh të zbrazët skenën e rregullimeve të Akismet-it.
3.1.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 17 qershor, 2015
- U zvogëlua sasia e hapësirës që përdor Akismet-i te tabela commentmeta.
- U ndreq një e metë, prej të cilës, disa komente me thonjëza në emrin e autorit, nuk përfitonin zëra te historiku
- Përmirësime sigurie parandaluese, për të bërë të mundur që shtojca Akismet s’mund të përdoret nga agresorë për të komprometuar një instalim WordPress-i.
- UI më e mirë për fushën e dhënies së kyçit: lejo përfshirjen e hapësirave të zbrazëta në fillim ose në fund të kyçit dhe hiqi vetvetiu pasi të jetë parashtruar formulari.
- Kur çaktivizohet shtojca, njofto API-n e Akismet-it, që kështu sajti të mund të shënohet si joaktiv.
- Mesazhe më të qartë gabimesh.
3.1.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 17 mars, 2015
- Përmirësime te kodi JavaScript për “Hiq URL autori komenti”
- Përfshirje e parakontrollit të pingback-ut prej degës 2.6.
3.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 11 mars, 2015
- Si parazgjedhje, përdor HTTPS për krejt kërkesat ndaj Akismet-it.
- Ndreqje për rastet kur Akismet-i mund të heqë HTML nga një koment.
3.0.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 11 dhjetor, 2014
- Ndreqje për ta bërë .htaccess të përputhshme me Apache 2.4.
- Ndreqje që lejon heqjen e URL-ve https të autorëve.
- Ndreqje për shmangie të heqjes së një pjese të URL-së së autorit, kur hiqet dhe rishtohet.
- U hoq butoni “Kontrollo për Të padëshiruar” nga radhët për “Hedhurina” dhe “Të miratuar”, ku nuk do të kishte efekt.
- Lejo formësim të vetvetishëm kyçi API, kur ka Jetpack të instaluar dhe të lidhur me një llogari WordPress.com
3.0.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 3 nëntor, 2014
- Ndreqje e dërgimit të të dhënave të gabuara për veprimin delete_comment, çka mund të pengonte fshirjen e komenteve të vjetër të padëshiruar.
- U shtua një filtër për çaktivizimin e regjistrimit të të dhënave të diagnostikimit të Akismet-it.
- U shtua një filtër për moshën maksimum të komentit kur fshihen komente të vjetër të padëshiruar.
- U shtua një filtër numri për dorë, kur fshihen komente të vjetër të padëshiruar.
- U hoq butoni “Kontrollo për Të padëshirua” nga dosja e Të padëshiruarve.
3.0.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 18 gusht, 2014
- Përmirësime funksionimi.
- U ndreq një e metë që mund të cungonte të dhënat e komentit të dërguara te Akismet-i për kontroll.
3.0.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 9 korrik, 2014
- U hoq varësia nga funksioni fsockopen i PHP-së
- Ndreqje e njoftimeve për spam/ham që të punojnë edhe kur njoftohet që nga jashtë pultit të WP-së, p.sh., prej Njoftimesh ose aplikacionit WP
- Heqje e varësisë nga jQuery për JavaScript formulari komentesh
- Heqje të dhënash të panevojshme prej disa të tillash meta komentesh Akismet
- Kyçet e pezulluar do të shkaktojnë tani e tutje që krejt komentet të kalohen në moderim, në vend se t’u vihet shenjë si të padëshiruar.
3.0.0
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 15 prill, 2014
- Kalim i Akismet-it nën menunë Rregullime
- Braktisje e menusë Statistika Akismet-i
- U shtua kampion statistika te rregullimet e Akismet-it
- Shtim te rregullimet për Akismet hollësish për pajtime dhe gjendje Akismet-i
- Shtim ndihme kontekstuale për çdo faqe
- Përmirësim i rregullimit të Akismet-it për të përdorur Jetpack-un për rregullim të vetvetishëm të shtojcës
- Ndreqje për “Kontrollo për të Padëshiruar”, që të përdoret AJAX-i për shmangie mbarimi kohe për faqet
- Ndreqje e rregullimeve të Akismet-it për të qenë reaguese
- Braktisje kodi të vjetër
- Pastrim CSS-je dhe Javascript-i
- Zëvendësim i rregullimit të dikurshëm për hedhje tej, me një veçori të re “hidh tej mesazhe të padëshiruar të kudondodhur”.
2.6.0
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 18 mars, 2014
- Shtim paging me Ajax te kontrolli për buton të padëshiruarish, për trajtim vëllimesh të mëdhaja komentesh
- Optimizim Javascript-i dhe shtim mbulimi përkthimesh
- Ndreq një të metë te lidhja për komente të padëshiruar te widget-i Mu Tani i pultit
- Ndreqje e një të mete në fshirjen e komenteve të vjetra, për shmangie të mbarimit të kohës gjatë trajtimit të vëllimeve të mëdha komentesh
- Përfshi kryet X-Pingback-Forwarded-For në verifikime pingback-esh WordPress të dërguar
- Shtim parakontrollesh për pingback-e, për të ndalur mesazhe të padëshiruar përpara se të bëhen kërkesa verifikimi të jashtëm
2.5.9
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 gusht, 2013
- Përditësim që lidhja ‘Ka tashmë një kyç’ të shpjerë në faqe ridrejtimi, në vend se të varet nga Javascript
- Kalim i disa vargjeve të papërkthyeshëm në të përkthyeshëm
- Përditësim i banderolës Aktivizim, te faqja e shtojcave, që t’i ridrejtojë përdoruesit te faqja e formësimit të Akismet-it
2.5.8
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 20 janar, 2013
- Thjeshtim i procesit të aktivizimit për përdorues të rinj
- Heqje e parametrit reporter_ip
- Përmirësime të vockla, parandaluese, sigurie
2.5.7
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 13 dhjetor, 2012
- E metë paraparjeje iframe-i Statistika FireFox
- Ndreqje e paraparjeve mshots kur përdoret https
- Shtim .htaccess për bllokim hyrjesh të drejtpërdrejta te kartelat
- Parandalim i disa njoftimeve PHP
- Ndreqje e vendit të rikthimit për Kontrollo Për Të padëshiruar, kur referuesi është i zbrazët
- Ndreqje e lidhjeve Rregullime për përgjegjës rrjetesh
- Ndreqje e sinjalizimeve prepare() në WP 3.5
2.5.6
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 prill, 2012
- Parandalim i problemeve retry scheduling në sajte ku wp_cron nuk funksionon si duhet
- Parangarko paraparjesh mshot
- Modernizim i kodit për widget-in
- Ndreqje e një të mete që shkaktonte mosmbajtjen e komenteve për moderim gjatë një kushti gabimi
- Përmirësim i UX-it dhe shfaqjes kur komentet janë mbajtur përkohësisht, për shkak të një gabimi
- Butoni Kontrollo Për Të padëshiruar shkakton riprovë kur komentet janë mbajtur për shkak të ndonjë gabimi
- Trajtim i gabimeve të shkaktuara nga një i pavlefshëm
- Mos provo për komente që janë shumë të vjetër
- Përmirësim mesazhesh gabimi kur verifikohet një kyç API
2.5.5
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 11 janar, 2012
- Shtim kontrolli për veprimin e heqjes së URL-së së autorit të komentit
- Ndreqje e lidhjes Rregullime
2.5.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 5 janar, 2012
- Kufizim i ngarkimit të CSS-së dhe Javascript-it Akismet te wp-admin sa për faqet që e kanë të nevojshme
- U shtua funksioni heqje e shpejtë URL-je autori
- U shtua paraparje mShot kur kalohet kursori sipër URL-së së Autorit
- U shtua index.php e zbrazët për pengim skanimi të drejtorisë
- Kalim i elementëve të menusë wp-admin nën Jetpack, nëse ky është i instaluar
- Pastrim të dhënash të vjetra meta komentesh Akismet, parazgjedhja është 15 ditë
2.5.3
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 8 shkurt, 2011
- Përcaktim që licenca është GPL v2 ose e mëvonshme
- Ndreqje e një të mete që mund të sjellë zëra commentmeta jetimë
- Përfshirje e një hotfix-i për problemin e filtrave në WordPress 3.0.5
2.5.2
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 14 janar, 2011
- Formatim si duhet i numërimit të komenteve për numërim autorësh
- Kërkim për superpërgjegjës në instalime shumësajtësh, kur kërkohen role përdoruesish
- Shtim i kohës së skadimit të kërkesave HTTP
- U hoq mbushja për numrin e të miratuarave të autorit
- Ndreqje gabimi shkrimi te emër funksioni
- Vendosje lartësie iframe-i për statistika Akismet në vlerën e fiksuar 2500px. Më mirë të kihet një shtyllë rrëshqitjeje e lartë, se sa dy të tilla krah për krah.
2.5.1
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 17 dhjetor, 2010
- Ndreqje e një të mete që shkaktonte dështimin e mundësisë “Vetëfshirje” në hedhjen tej si duhet të komenteve
- Heqje nga faqja ‘Formësim Akismet-in’ e fushës së formularit për nonce komenti, në favor të përdorimit të një filtri, akismet_comment_nonce
- U ndreq një e metë mbushjeje te shtylla “autor” në skenën e postimeve
- U shtua margin-top te stemat “pastruar nga …” në pult
- Ndreqje gabimi të mundshëm kur thirret akismet_cron_recheck()
- Ndreqje e më tepër sinjalizimeve PHP
- pastrim sinjalizimesh XHTML për nonce komentesh
- Ndreqje për situata të mundshme, kur rikontrollimi i planifikuar i komenteve mund të ngecë
- Pastrim i hollësive meta për komentin, pas fshirjes së tij
- Stemën e gjendjes shfaqe vetëm nëse gjendja e komentit është ndryshuar nga dikush/diçka tjetër nga Akismet-i
- Shfaq një lidhje ‘Historik’ te veprimet për rresht
- Ndreqje përkthimesh
- U zvogëlua madhësia e shkronjave për emrin e autorit
- Shënimi “shënuar nga…” u kalua në cepin e sipërm djathtas të kuadratit të komentit dhe u pastrua nga stilizime të rënda
- Fshehje e njoftimit “me shenjë nga…”, gjatë kohës që gjendeni në pult
2.5.0
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 7 dhjetor, 2010
- Ndjekje e veprimeve mbi komentet nën ‘Gjendje Akismet’ te skena e përpunimit të komenteve
- Ndreqje për pak thirrje të mbetura funksionesh të vjetruar ( falë Mike Glendinning )
- Për IFRAME statistikash përdor HTTPS, kur wp-admin përdor HTTPS
- Në pastë, përdor klasë HTTP të WordPress-it
- Kalim i kodit për UI-n e përgjegjësit te një kartelë ndaras, që ngarkohet vetëm kur duhet
- Shtim i veçorisë cron retry, për të zëvendësuar kontrollin e vjetër për aftësinë e lidhjeve
- Shfaqje e stemës për gjendje Akismet në krah të çdo komenti
- Regjistro historik për çdo koment, dhe shfaqe te faqja e përpunimeve
- Regjistroje komentin e plotë si u parashtrua fillimisht tecomment_meta, për ta përdorur këtë kur njoftohet për spam dhe ham
- Theksim lidhjesh në lëndë komenti
- Mundësi e re, “Shfaq numrin e komenteve që miratuat, në krah të çdo autori komentesh.”
- Mundësi e re, “Përdorni një nonce te formulari i komentit.”
2.4.0
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 23 gusht, 2010
- Shpallje që licenca është GPLv2
- Ndreqje sinjalizimesh PHP
- Ndreqje për thirrje funksionesh WordPress të vjetruar
- Nxitje e veprimit delete_comment kur fshihen komente
- Kodi specifik për versione të vjetër u kalua te legacy.php
- Pastrim i përgjithshëm kodi
2.3.0
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 5 qershor, 2010
- Ndreq mesazhin “Jeni i sigurt” për nonce te skena e formësimit për WPMU
- Ndreqje e problemit të përputhshmërisë me XHTML në widget anështylle
- Ndryshim i lidhjes së autorit; heqje e disa referencave të vjetra ndaj llogarish WordPress.com
- Përkthim i titullit të widget-it (core ticket #13879)
2.2.9
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 2 qershor, 2010
- Shmangie e një përplasjejej të mundshme me disa shtojca që mund të shkaktojnë raportime të rreme
2.2.8
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 27 maj, 2010
- Ndreqje e një të mete në kontrollin fillestar të komenteve për adresa ipv6
- Njoftoji komentet si ham, kur kalohen nga gjendja spam në moderim
- Raportoji komentet si ham, kur klikohet për zhbërje pasi i është vënë shenjë si spam
- Përdor veprimin transition_comment_status, kur mundet, në vend të veprimeve të vjetra për parashtrime spam/ham
- Mesazhe më të mirë diagnostikimi kur nuk ka gati funksione PHP për rrjetin
- Trajtim më i mirë i komenteve të bëra nga përdorues të futur
2.2.7
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 17 dhjetor, 2009
- Shtim i një konstanteje të re AKISMET_VERSION
- Zvogëlim i mundësisë për numërim të të padëshiruarve më tepër se sa janë në të vërtetë, kur ka në përdorim edhe shtojcë tjetër për filtrim të padëshiruarish
- Çaktivizim i kontrollit të aftësisë së lidhjes, kur kyçin API për WPMU e përmban vetë paketa
2.2.6
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 20 korrik, 2009
- Ndreqje e një sinjalizimi global të futur së pari me 2.2.5
- Shtim regjistri ndryshimesh dhe etiketash të tjera readme.txt
- Ndreqje e një sinjalizimi shndërrimi matrice për disa versione PHP
- Mbulim i një konstanteje të re WPCOM_API_KEY për përdorim më të lehtë me WordPress MU
2.2.5
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 13 korrik, 2009
- Përfshirje e një kontrolli të ri Aftësi Lidhjeje e Shërbyesit, për të zbuluar probleme të shkaktuar nga firewall-e
2.2.4
Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 3 qershor, 2009
- U ndreq një problem kyç që prekte veçorinë e statistikave në WordPress MU
- Furnizim të dhënash blogu shtesë në thirrje të API-t Akismet


