close
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20140104055636/http://www.albtux.net:80/
Jump to Navigation

Shpenzimet e popullsisë botërore për teknologji informative

eito

Sipas EITO (European Information Technology Observatory) shpenzimet e popullsisë botërore për kokë banori, për teknologji informative në vitin 2013 ndryshojnë në masë relativisht të madhe. Në vendin e parë gjenden SHBA-të me 2430 €, në vendin e dytë Britania e madhe me 1994 €, në vendine tretë Japonia me 1807 €. Pasojnë: Gjermania me 1477 €, Franca me 1470 €, BE-ja me 1197 €, Italia me 930 €, Spanja me 928 €, Brazili me 634 €, Rusia me 403 € etj. Vlen për tu theksuar se gjermanët në krahasim me vitin e kaluar kanë dhënë më pak për teknologjinë informative.

Të gjelbërtit në PE dëshirojnë që e-mail-et e tyre të kodohen

Greens/EFA

Pas skandalit në lidhje me përgjimet e NSA-së dhe shërbimeve tjera sekrete, të bëra publike nga Eduard Snowden, të Gjelbërtit/EFA (The Greens/European Free Alliance) në parlamentin europian (PE) dëshirojnë që komunikimi ndërmjet tyre - nëpërmjet E-Mail-ëve, në të ardhmen të jetë i koduar. Për këtë ata sugjerojnë të përdoret softuer me kod burimor të hapur. Për fillim ata do startojnë me 10 laptop dhe do të përdorin laptop normal me sistemin operativ GNU/Linux, me shpërndarjen e njohur Debian, respektivisht DebianParl e cila është bërë kryesisht për këtë projekt.

Ubuntu dhe Android si 'dualboot'

Ubuntu

Canonical i cili qëndron prapa shpërndarjes së njohur Ubuntu Linux, ka lëshuar në përdorim një App(application) e cila mundëson kalimin prej Android në Ubuntu me vetëm një 'klik'. Por për të ardhur deri te ky 'klik' nevojiten edhe disa hapa tjerë që për përdoruesin e rëndomt nuk janë edhe të lehtë, prandaj rekomandohet më shumë për zhvilluesit dhe ata që kanë njohuri të mjaftueshme për ta testuar. Edhe vet Canonical në mënyrë eksplicite ka theksuar se installer është menduar për zhvilluesit dhe nuk do të publikohet në këtë formë më vonë.

Linux Mint16 - KDE dhe Xfce

Mint

Tri javë pas daljes së Linux Mint 16 »Petra« me Cinnamon dhe Mate, lëshohen në përdorim edhe versionet përkatëse të KDE-s dhe Xfce. Edicioni KDE i Linux Mint 16 është i bazuar në versionin 4.11. Si pikë kryesore këtu, është konfigurimi i ekranit me KScreen, i cili para së gjithash do të jetë me mbështetje më të mirë për shumë ekrane (multi- monitor), si dhe zbulimin automatik dhe vendosjen e ekraneve të reja. Risi sjellin edhe programet-aplikacionet tjera siq janë: Nepomuk, Dolphin, Kickoff si dhe Samba. Edicioni Xfce i Linux Mint 16 është i bazuar në versionin 4.10.

Fedora 20

Fedora

Projekti Fedora lëshon në përdorim shpërndarjen e Linux-it - Fedora 20 me emrin e koduar Heisenbug. Kjo shpërndarje i kushtohet zhvilluesit të Red Hat- Seth Vidal, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti që kishte. Po në të njëjtën kohë Fedora feston edhe jubileun dhjetë vjeçar. Tavolinat e punës (dektop-ët) në kët version të Fedora-s janë: Gnome 3.10 dhe KDE 4.11. Arkitektura primare e Fedora 20 do të jetë ARM, por si zakonisht do të jenë edhe variantat me 32- dhe 64-Bit.

Faqet

Subscribe to AlbtuX RSS


Main menu 2

by Dr. Radut