close
Shko te përmbajtja

Molla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Molla
BERJAYA
Malus domestica
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Bimë
Nënmbretëria:
Tracheobionta
Superdivision:
Spermatophyta
Division:
Klasa:
Nënklasa:
Rosidae
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Maloideae
Gjinia:
Lloji:

Molla (Malus domestica) është një bimë frutore që i përket familjes Rosaceae. është një nga bimët e kultivuara frutore më të njohura.

Molla është një pemë e vogël gjetherënëse 5-12m e gjatë, me një kurorë të dendur dhe të gjerë dhe sistem rrënjor të cekët.

Gjethet janë të alternuara, të thjeshta, ovale, pak të dhëmbëzuara, që fillojnë të rrumbullakta tek bishti dhe përfundojnë me majë. Ato janë 5-12cm të gjata dhe 3-6cm të gjera, të lëmuara sipër dhe me push poshtë. Bisht i gjethes është 2-5cm.

Lulet janë hermafrodite të bardha me nuancë rozë që zbehet gradualisht, me pesë petale dhe 2,5-3,5cm. Ata çelin në tufa prej 3-7 lulesh. Lulëzimi zhvillohet në pranverë, në të njëjtën kohë me sythat. Pllenimi bëhet nëpërmjet insekteve.

BERJAYA
Lulja e mollës

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]